Gjuha e trupit është zbuluar shumë kohë përpara kozmetikës ose rrobave. Madje edhe përpara se njerëzit të përdornin gjuhën e folur. Kjo është arsyeja pse kjo metodë komunikimi instiktiv është faktori kryesor që ndikon në mënyrën se si njerëzit e tjerë na perceptojnë. Bright Side na jep një udhëzues të shpejtë mbi gjuhën e trupit dhe gjestet që nuk duhet të përdorni nëse dëshironi të dukeni tërheqës në sytë e të tjerëve:
Dora mbi dorë Kur i vendosni duart pas shpine dhe me njërën kapni tjetrën, ky është një sinjal i fortë negativ për të tjerët. Ky është zakonisht qëndrimi që marrim kur jemi të mërzitur ose të zemëruar. Sa më lartë ta kapni krahun, aq më i pakënaqur ju dukeni njerëzve.
Këmbët e kryqëzuara Këmbët e kryqëzuara tregojnë se ju nuk i besoni gjërat për të cilat po flisni. Nëse i mbani duart në xhep, me siguri askush nuk do t’ju kushtojë vëmendje. Personat që fusin duart në xhep, përpiqen të fshehin ankthin.
Duart e mbyllura Duart e mbyllura do të thonë “Jam këtu pa dëshirën time, dua të iki, s’më intereson asgjë”. Kjo nuk është një shenjë shumë e këndshme për t’ju dërguar të tjerëve apo jo?
Duart e shtrënguara në një pozicion të ngritur Duart e shtrënguara në këtë pozitë të ngritur janë një modifikim i gjestit të mëparshëm, por është akoma më i keq: Sa më lartë i vendosni krahët, aq më shumë fshihni pas tyre.