Modelja shqiptare, Erjona Sulejmani, prej disa kohësh është duke shijuar lidhjen e dashurisë me modelin italian Alessandro Basciano.
Ajo e ka bërë publike lidhjen disa kohë më parë nëpërmjet disa fotove të publikuara në rrjete sociale, ku shfaqej krahë Bascanos.
Ndonëse kemi pasur deri më tani, dedikime dhe foto nga shqiptarja, tanimë, ka ardhur dhe dedikimet e dashurisë nga modeli. Ai ka publikuar një foto ku shihen bashkë në rrjete sociale dhe shkruan vargjet e një kënge të njohur italiane, të titulluar Favola.
Kjo është lidhje e parë publike e Erjona Sulejmanit pas ndarjes së saj nga futbollisti Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë.
Pas divorcit, ajo se deklaroi se kurrë s’do lidhej me një futbollist sërish dhe e ka mbajtur fjalën, pasi tani është në krah të djalit mjaft të njohur në botën e televizionit Italian. 32-vjeçari Alessandro Basciano gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu.