Lionel Mesi nuk ka marrë ende një ofertë nga PSG, por Parisi është në urë, zbulon media franceze “le10sport.com”. Sipas këtij burimi, oferta e vetme e marrë nga argjentinasi deri më tani është ajo e “City Football Grout”. Pronari i disa klubeve në botën e futbollit, përfshirë edhe Manchester City i Pep Guardiolës. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, që përfshin 2 vite te skuadra e Premier League dhe 1 vit te New York City në MLS.
“Tre vite kontratë janë propozuar, dy vitet e parë te City dhe një vit tjetër te New York City në MLS”, – zbulon media franceze. E gjithë bota e futbollit është në ankth për të mësuar se ku do të jetë destinacioni i radhës i Leo Mesit.