Thashethemet për një dorëheqje të mundshme të Papës kanë qarkulluar orët e fundit në mediat italiane. Gazeta Libero Quotidiano ka botouar një artikull, sipas të cilit, Papa po shqyrton dorëheqjen e tij si për shkak të moshës ai do të mbushë 85 vjeç më 17 dhjetor ashtu edhe për problemet e tij të fundit shëndetësore.
Arsyeja e publikimit është operacioni që Papa iu nënshtrua në zorrën e trashë në fillim të korrikut. Vihet re se Benedikti XVI , ish -Papa, dha dorëheqjen në moshën 85 -vjeçare. Deri më tani nuk ka asnjë koment zyrtar nga Selia e Shenjtë.