Nuk ka dyshim se te pamundësia e Barcelona-s për të depozituar kontratën e re të Leo Messi-t ka peshuar edhe qëndrimi i Antoine Griezmann me katalanasit.
Barcelona ka provuar ta shesë sulmuesin francez pa sukses dhe rroga e tij e lartë (rreth 18 milionë euro) rëndon shumë në arkat e klubit. Një situatë kjo që i është vënë në dukje Griezmann-it nga një grup tifozësh. “Është faji yt”, i kanë thënë teksa francezi hynte në qendrën sportive.