Ish-legjenda e futbollit, Ronaldinho ka komentuar kalimin e Messit në Paris, atje, ku vetë braziliani ka luajtur gjatë karrierës së tij. Ronaldinho ka uruar ish-shokun e tij të ekipit për këtë transferim, duke theksuar se me organikën e krijuar, PSG do e ketë të lehtë të fitojë Champions Leaguen. “Është një gëzim i madh të luash në këto dy klube dhe tani të shoh mikun tim të veshë këtë fanellë, le të ketë shumë momente gëzimi Leo !!!
Unë jam gjithashtu shumë i lumtur me mikun tim Sergio Ramos në skuadër dhe një super kastë, po e ndjej Championsin” – shkroi Ronaldinho.
Kujtojmë se Messi ndodhet sot në kryeqytetin francez, ku ka kompletuar me sukses vizitat mjekësore dhe të të hedhë firmën që do e mbajë të lidhur me parisienët për 2 sezonet e ardhshme, me të drejtë rinovimi për një të tretë. “Pleshti” do të fitojë në sezon 35 milionë euro neto, pa përfshirë bonuset. Vlen të përmendet, se gjatë këtij tregu transferimesh, PSG është forcuar me shumë lojtarë të një rangu të lartë. Ramos, Donarumma, Wijnaldum, Hakimi dhe tani së fundmi Messi.
Për të gjithë këto lojtarë, PSG ka shpenzuar vetëm 68 milionë euro, vetëm për marokenin, ndërsa lojtarët e tjerë kanë ardhur me parametra zero.