Duket se rreziku i zjarreve nuk ka mbaruar. Sot ka rritje të temperaturave, kryesisht në zonat jugore ku temperature maksimale pritet të jenë mbi 39 gradë celcius në Berat dhe Gjirokastër. Po ashtu erado të vijojë të jetë shpesh e fortë. Meteoalb parashikon një rritje tjetër të temperaturave të enjten deri në 41 gradë ndërsa era do të fryjë mesatare dhe e fortë për gjatë gjithë ditës.

Nesër në very priten rrebeshe shiundërds të premten parashikohen rrebeshe të shkurtra shiu në jugperëndim pikërisht në qarqet Vlorë-Gjirokastër. E premtja parashikohet që të ketë dhe ulje të temperaturave me 5-6 gradë në gjithë vendin. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 33 – 34 gradë, njofton Hakil Osmani i meteoalb.