Mevlani duket se e ka hedhur pas historinë me Ledjanën dhe tani po shihet në shoqërinë e një tjetër ish-konkurrenteje të “Përputhen”. Bëhet fjalë për Antonelën, e cila e shprehu hapur pëlqimin për të, por Mevlani asokohe zgjodhi të vazhdonte me Ledjanën.
Së fundmi Mevlani dhe Antonela janë parë duke darkuar së bashku në shoqërinë edhe të dy personave të tjerë.
Fotografia është shpërndarë nga të dy ish-konkurrentët, duke lënë vend për dyshime se mes tyre mund të ketë nisur diçka.