Milani është ende në merkato. Kuqezinjtë kanë zyrtarizuar tashmë nënshkrimet e Maignan, Ballo-Touré, Giroud dhe Florenzi, por nuk kanë ndërmend të ndalojnë. Maldini dhe Massara janë në kërkim të një numri 10, që mund të zëvendësojë Calhanoglu, i cili iu bashkua Interit kësaj vere. Sipas Daily Star, ata ia kënë vënë sytë portugezit të Manchester City, Bernardo Silva.
Mesfushori-sulmues ka një vlerë prej rreth 52 milionë eurosh. Milani i ka propozuar klubit anglezë një hua të kushtueshme 2-dyvjeçare prej mbi 17 milionë euro, me mundësinë e blerjes përfundimtare prej 35 milionë eurosh. Një operacion mjaft i rëndësishëm, që do t’i tundonte kampionët e Premier League, të cilët shpenzuan 110 milionë euro për të siguruar Jack Grealish nga Aston Villa dhe po ngulmojnë fort për të marrë Harry Kane e Tottenham.
Nga ana e tij, Bernardo Silva, i ardhur te Manchester City më 2017 nga Monaco, do të ishte gati të ndryshonte mjedis, duke pasur parasysh hapësirën e vogël që mund të gjejë këtë sezon nën urdhërat e Guardiolës.