Rreth 78 mjekë të rinj, të specializuar në fusha të ndryshme janë punësuar gjatë këtij viti në spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake pas procesit të përzgjedhjes së vendeve, me përfundimin e ciklit 4-vjeçar të specializimeve në Mjekësi.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli sot shembullin e dr. Dr. Endri Hasimi, ka përfunduar studimet për Mjekësi me rezultate të shkëlqyera, i specializuar për Kardiologji në Tiranë dhe në Mynih të Gjermanisë.
Manastirliu informoi se dr. Hasimi sapo është punësuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, pjesë e ekipit prej 10 mjekësh specialistë që janë punësuar në këtë spital gjatë dy viteve të fundit, duke siguruar gamën e plotë të shërbimeve të specializuara afër vendbanimit.
Që prej rifillimit të specializimeve në Mjekësi në vitin 2014, më shumë se 200 mjekë specialistë me kontratë me MSHMS janë punësuar në spitalet rajonale dhe bashkiake në vend.