Ricardo Salinas Pliego, presidenti i klubit të futbollit Mazatlan FC, ka deklaruar se klubi i tij ka fuqinë t’i blejë në të njëjtën kohë dytë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Shumë ekipe janë hedhur në su lm për Lionel Messin, tashmë lojtar i lirë pasi zyrtarisht u largua nga Barcelona. Paris Saint-Germain është më favoriti për ta marrë 34-vjeçarin, që në të kaluarën me ta është lidhur edhe emri i Cristiano Ronaldos, por vështirë se mund t’i afrojë që të dy.
Megjithatë, këtë mund ta bëjë klubi i Meksikës. Presidenti i Mazatlan FC shkroi në ‘twitter’; “Jam duke menduar të ftoj Messin të bashkëpunojë me Mazatlan”. Kur një ndjekës shprehu dyshimin se Mazatlan mund të merrte yllin e Argjentinës, Salinas Pliego u përgjigj: “Do të sjellë edhe të tjerë, Cristiano Ronaldon gjithashtu”. Ai pastaj postoi imazhe nga jashtë stadiumit të klubit, duke shtuar: “Ata tashmë po bëjnë gati fanellën e Leo Messit”.