Falë ndërhyrjes nga ajri, vatra e zjarrit në Karaburun u izolua në kohë dhe u shua brenda ditës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot pamje nga ndërhyrja me helikopter në Karaburun. “Dy javë pas shuarjes së vatrës së zjarrit në Karaburun, helikopterit Cougar të Forcave të Armatosura iu desh të rikthehej sërish atje pasi iu vu sërish flaka. Fatmirësisht vatra u izolua në kohë dhe u arrit të shuhej brenda ditës”, tha Peleshi.
Për shkak të temperaturave të larta, në gjithë vendin ka pasur vatra të shumta zjarresh që kanë rrezikuar në disa raste jetë njerëzish dhe banesa. Ekipeve e zjarrfikësve, FA-ve dhe emergjencave janë angazhuar në operacionet për shuarjen e vatrave të zjarrit, ku ka ardhur në ndihmë dhe një ekip prej 50 personash dhe 3 helikopterë nga Holanda dhe Çekia, të vënë në dispozicion përmes Mbrojtjes Civile Evropiane dhe Operacioneve të Ndihmës Humanitare./