Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare aktorja e njohur turke, Sabina Toziya. Dadoja e famshme e serialit “Sulejmani i madhërishëm” vuante nga një sëmundje e rë ndë. 8 muaj më parë, ajo u bë operacion nga një tum or në kokë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të aktores së njohur për disa role në serialet turke e ka bërë publik shkrimtari Bahad?r Denzdener në llogarinë e tij sociale: “I japim lamtumirën Sabina Toziya-s dhe nënës sonë Hayriye Rahman. Zoti e mëshiroftë dhe ngushëllimet tona familjes dhe të dashurve”, – shkruan Denzdener në mesazhin e tij.

Aktorja u largua nga seriali ‘E?k?ya Dünyaya Hükümdar Olmaz’, ku luante rolin e Hayriye Rahman, sezonin e kaluar, për shkak të problemeve shëndetësore. E lindur në vitin 1946 në Shkup, Toziya studioi aktrim në Teatrin Kombëtar të Shkupit. Përveç shumë serialeve televizive, ajo mori pjesë gjithashtu edhe në filmat “Bal Kaymak” dhe “Annemin Yaras?”.