Kreu i DPSHTRR ka publikuar një udhëzues për drejtuesit e mjeteve, veçanërisht për ata me pak eksperiencë.
Blendi Gonxhe thotë se mosrespektimi i distancës së sigurisë është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore në rrugë ndërqytetase.
Gonxhe shkruan se duhet ndjekur rregull i “3 sekondave”, duke zgjedhur një pikë referimi, një shtyllë apo tabelë dhe më pas të përshtatet distanca nga mjeti përpara.
Statusi: Ndodh që për të mbërritur shpejt në destinacion, të nxitojmë duke harruar një faktor të rëndësishëm për sigurinë rrugore: distancën e sigurisë me mjetin që na paraprin, sidomos drejtuesat e rinj të mjeteve ose me pak eksperiencë!
Mosrespektimi i distancës së sigurisë është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore në rrugë ndërqytetëse!
Ndiqni rregullin e “3 sekondave”!
Zgjidhni një pikë referimi, si për shembull, një shtyllë, tabelë, etj.
Prisni deri sa mjeti përpara jush të kalojë përtej pikës së referimit që keni zgjedhur!
Numëroni: “një, dy, tre”:
Ndaj, mbani mend: “zgjidhni një pikë referimi, numëroni 3 sekonda, dhe përshtatni distancën nga mjeti përpara jush sipas nevojës”. Kujdesuni të mbërrini të sigurt në destinacion!