Dukesha e Sussex, Meghan Markle feston sot 40-të vite jetë së bashku me bashkëshortin e saj, Princin Harry, djalin Archie dhe vajzën dy-muajshe Lilibet. Ndërkohë, urimet publike për Meghan-in nuk kanë as munguar nga familja mbretërore. Mbretëresha, Princi Charles, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë lënë pas të gjitha mëritë dhe i kanë uruar 40-vjetorin Meghan-it.

Llogaria e Familjes Mbretërore në Instagram, e menaxhuar nga stafi i Pallatit Buckingham të Mbretëreshës, ishte e para që ndau tre fotografi të Meghan së bashku me mesazhin: “I urojmë Dukeshës së Sussex një ditëlindje shumë të lumtur sot!” Pas pak minutash, Princi William, Kate Middleton dhe Princi Charles ia uruan ditëlindjen Dukeshës së Sussex. Intervista e Harry-t dhe Meghan Markle-s me gazetaren Oprah Winfrey tronditi mbarë botën dhe sidomos Pallatin Mbretëror. Dyshja nxorri në dritë prapaskenat e errëta të Pallatit, që askush s’i kishte ditur më herët. Së fundmi kjo intervistë kaq e bujshme është nominuar për një çmim ‘Emmy’. Duka dhe Dukesha e Sussex-it mund të marrin në shtëpi një trofe për rrëfimin e tyre. Meghan dhe Harry kanë folur pa dorashka, duke vendosur në tension familjen mbretërore.

Fillimisht, ata zbuluan gjininë e bebushit numër dy. Madje, Harry dëshiron ta mbyllë këtu me fëmijët, pasi ndjehet i plotësuar. Në hyrje të intervistës, Meghan Markle rrëfen se i dukej vetja si personazh i një tregimi, pasi hyri në mënyrë tepër naive në familjen mbretërore, pa mësuar asgjë më herët për ta.