Bora Zemani është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbiz-in shqiptar, e cila përveç jetës së saj profesionale, na ëmbëlson edhe me pamje nga familja e saj.
Shpeshherë ajo publikon imazhe me të birin, Arbor i cili merr gjithmonë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të mamasë së tij. Por mesa duket, moderatorja bukuroshe nuk do të ndalet këtu, pasi në planet e së ardhmes ajo ka dëshirë të zgjerojë familjen. Këtë gjë e ka treguar ajo vetë nëpërmjet një postimi në “Instagram” teksa ka ndarë një fragment nga filmi “Lion’s King” dhe ka shkruar:
“Nëse një ditë do të kem një vajzë, ajo do ta ketë emrin Nala”, duke iu referuar kështu personazhes së njohur të Disney. Bora Zemani arriti majat e karrierës me moderimin e emisionit “Për’puthen”, i cili rezulton deri më tani si një nga programet më të ndjekura në trojet shqiptare. Edhe pse nuk kishte drejtuar kurrë një format të tillë, Bora ja doli mbanë më së miri ta përballonte këtë emision kaq impenjues.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive”, moderatorja tregoi se ishte Olsa Muhameti, autorja e ‘Për’puthen”, ajo që këmbënguli që ta drejtonte ajo emisionin. Bora tha se u mendua gjatë nëse duhej apo jo ta pranonte si ofertë, por sot është e lumtur që nuk e refuzoi ftesën.