Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se , ditën e nesërme, në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. OSHEE bën me dije se stakimi do të bëhet për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave.

Njoftimi i plotë: Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 11 gusht do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

08:00-17:00 Zona përballë qendrës “Kristal Center

9:00- 17:00Pjesërisht: Zona rreth shkollës “Sarina”, zona pranë Kompleksit  Sportiv Kamëz, rruga ” Irfan Tomini”, zona ish- fushës “Misto Mame”