Kur vjen puna te tradhtia, të gjithë dorëzohen. I kanë gjithnjë veshët e ngritur, për të mësuar apo imagjinuar gjëra të paqëna. Mirëpo, aludimet nuk janë gjithnjë të kota, edhe tradhtia është shenjë e karakterit, për të cilën yjet kanë parashikimet e tyre. Numri që do të gjeni pas komentit, për secilën shenjë, tregon se sa është tradhtare shenja përkatëse nga 0 në 10. Paçi fat!
Dashi- Nuk është kjo shenja më tradhtare! Ndonjëherë e tepron me komplimentet ndaj të tjerave, por vetëm sepse i pëlqen të flirtojë. Në fund ama, nuk ndodh asgjë. (4)
Demi- Mos i beso një Demi që kërkon të bëhet i mirë, duke të përkëdhelur me dhurata. Po fsheh diçka!(8)
Binjakët- Është shenjë gënjeshtare dhe nuk mendon për pasojat, ndaj kini kujdes se tradhton shpesh dhe me dëshirë. (10)
Gaforrja- Do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes, prandaj nëse nuk është mund të bëjë gjithçka. Tregoni vëmendje ose pranoni pasojat! Nga 5 në 10.
Luani- Nëse tradhton e bën sepse është i zemëruar. Mos e bëj të ndihet i tillë, sepse do të të bëjë të qash. (5)
Virgjëresha- Ka sens praktik dhe mendon gjithmonë për pasojat e veprimeve. Është dembele, prandaj edhe qëndron larg tradhtive. (3)
Peshorja- Tradhtia e Peshores shfaqet pothuajse gjithmonë si formë testimi ndaj partnerit, por asnjëherë nuk kalon në veprime konkrete. (4)
Akrepi- Rrëmbehet nga pasionet e reja, vetëm për arsyen se jeta e përditshme e mërzit. Mund të tradhtojë kur e pushton dëshira. Nga 0 në 10.
Shigjetari- E mërzit përditshmëria. Shigjetari mund të shkojë në krevat me dikë që nuk e njeh, dhe të nesërmen është në gjendje të harrojë gjithçka. (9)
Bricjapi- Nëse është i dashuruar mund të përmbahet. Nëse nuk është mos ki besim asnjëherë! (4)
Ujori- Lëre në lirinë e tij dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse nuk e bën, do të dijë ta prishë marrëdhënien prej ndjesisë së mbytjes. (6)
Peshqit- E vret gjatë mendjen, përpara se të tradhtojë. Nëse të tradhton, më pas pendohet shumë, prandaj mendohet gjatë. (3)