Postimet e Luanës nuk mund të mos marrin vëmendjen maksimale nga ndjekësit e saj, por ka dhe nga ata të cilët gjejnë rastin ta kritikojnë moderatoren. Së fundmi ajo publikoi disa imazhe të reja, në të cilat shihej e veshur me një “top crop” të zi dhe me pantallona po ashtu të zeza. “I’m in a ‘thjeshtë’ mood”, shkroi Luana krahas fotove. Ajo mori komente pafund nga fansat e saj, por nuk munguan as ata jo dhe aq dashamirëse.

Një prej ndjekësve i shkroi: “Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”. Mesa duket Luanës nuk i ka shpëtuar ky koment, të cilit ka vendosur që t’i përgjigjej publikisht. “Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”.

Moderatorja këto kohë ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv. Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran. Kujtojmë se këto kohë Luana është përfolur edhe se mund të jetë larguar përfundimisht nga “Top Channel”. Burime për “Gazeta Express” bënë me dije se ajo po largohet nga ky televizion dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.