Ushtria amerikane do të vazhdojë evakuimet nga aeroporti i Kabulit në Afganistan deri në afatin e 31 gushtit. Sidoqoftë, ata thonë se nëse është e nevojshme, në dy ditët e fundit, përparësi do t’i jepet largimit të trupave amerikane dhe pajisjeve ushtarake, njoftoi sot Pentagoni.
Gjenerali William Taylor u tha gazetarëve se më shumë se 10.000 njerëz janë aktualisht në aeroportin e Kabulit duke pritur të largohen nga Afganistani. Në 24 orët e fundit, 90 avionë ushtarakë amerikanë dhe fluturime të tjera kanë evakuuar më shumë se 19,000 njerëz.
Gjithsej rreth 88,000 njerëz janë evakuuar deri më tani. Një aeroplan niset çdo 39 minuta. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha sot se në aeroport janë 5400 trupa amerikane.