Gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar një numër i lartë i rasteve të reja me Covid. Në raportin e fundit të ministrisë bëhet me dije se nga 3.087 teste të kryera janë regjistruar 54 raste të reja me Covid-19 dhe një person ka humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.506 raste, prej të cilëve 150.399 janë shëruar, kurse 5.494 kanë ndërruar jetë. Ndërkohë aktualisht në vendin tonë janë 613 raste aktive me koronavirus.