Rajoni gjerman i Frizias Lindore prej kohësh është iu famshëm për dashurinë e tij për çajin dhe, tani, mban zyrtarisht rekordin e kombit për konsumimin e çajit. Instituti Gjerman i Regjistrimeve zbuloi se banorët e etur të pjesës bregdetare të Saksonisë së Poshtme pijnë mesatarisht 300 litra çaj për frymë në vit. “Kjo do të thotë rreth 14 milionë litra në vit”, tha gjyqtari Rolf Allerdissen. “Bëhet fjalë për shumë më tepër çaj sesa mesatarja vjetore në shkallë vendi, që është një sasi e vogël prej 28 litra për frymë”, shtoi ai.

Allerdissen paraqiti dy certifikata për të shënuar ngjarjen, njëra në gjermanisht dhe tjetra në dialektin e vetë rajonit. Kultura e pirjes së çajit në rajon daton në shekullin XVII. Vendasit pijnë çaj deri në gjashtë herë në ditë. Kultura e çajit të Frizian Lindore u njoh si trashëgimi kulturore nga UNESCO në 2016. Çaji i këtij rajoni është zakonisht një përzierje e deri në 10 llojeve të Assam-it dhe rezulton në një çaj të errët, të fortë, që shërbehet me krem ​​dhe kokrra sheqeri të kuq ose të bardhë.

Në hulumtimin e çështjes, Instituti gjerman i Regjistrimeve vlerësoi, gjithashtu, edhe shifrat e siguruara nga Autoriteti britanik i Statistikave, Zyra Federale e Statistikave gjermane dhe Shoqata gjermane e Çajit dhe Çajit Bimor. Ata zbuluan se konsumimi vjetor i 300 litrave çaj për frymë në Frizian Lindore tejkalon mesataren në kombet e tjera të famshme për vlerësimin e tyre të çajit, të tilla si Libia (287 litra) dhe Turqia (277 litra).