Një zjarr jashtë kontrollit në Evian Veriore është në një distancë shumë të afërt me qytetin e Istiea, ndërkohë që të gjithë janë në pritje të një avioni zjarrfikës, ndërkohë që tymi i dendur ka mbuluar qytetin. Pak kohë më parë në fshatin Galatsona pati një rindezje zjarresh, që u përhapën me shpejtësi dhe morën përmasa të pakontrollueshme që nuk mund të ndaloheshin nga zjarrfikësit.
Ndërkohë, fronti i zjarrit në Asmini është më i rrezikshëm dhe po shkon drejt fshatrave. Makineritë e mëdha bujqësore të rajonit po ndërtojnë pengesa natyrore për të ndaluar zjarrin në fshatin Kamatriades. Fronti i zjarrit në fshatin Avgaria u rindez pas mesditës dhe ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa erërat janë shtuar dhe është shumë e vështirë për zjarrfikësit që të kenë qasje në të.