Beppe Marotta aanalizon Interin në funksion të fillimit të sezonit të ri: “Janë shtatë skuadra kandidate për ta fituar titullin këtë kampionat, por ne duhet të nderojmë flamurin që mbajmë në gjoks. Duhet të jemi ambiciozë dhe do të jemi të tillë”. Diskutimi më pas kaloi te merkatoja, lamtumira e Lukakut dhe kërkimi i një sulmuesi tjetër për të plotësuar repartin ofensiv:

Ju nuk mund ta frenoni një lojtar para një deklarate kaq eksplicite të dëshirës për t’u larguar. Kjo, megjithatë na lejoi të sigurohemi si klub përballë një situate të vështirë ekonomike dhe financiare, që ka prek të gjithë botën e futbollit, përfshirë pronarët tanë që kanë investuar qindra-miliona euro. Tani po kërkojmë një sulmues tjetër, në përputhje me atë që ofron tregu dhe me nevojat tona.