Eraldo Rexho, një ndër gazetarët më të njohur të shoëbiz-it, ishte i ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Pushime On Top”. Eraldo zbuloi ekskuzivisht për “Pushime On Top” se ‘Big Brother VIP’ do të nisë në tetor dhe veç kësaj bëri të ditur se deri më tani janë përzgjedhur 90% e banorëve pjesëmarrës.

Flori Gjini: Është përfolur që ti do të jesh pjesë e skuadrës së ‘Big Brother VIP’, është e vërtetë apo jo? Eraldo Rexho: Po është e vërtetë. Unë kam pranuar të jem pjesë e skuadrës së ‘Big Brother VIP’ në fazën parapërgatitore. Momentalisht po punojmë për një edicion super fantastik të ‘Big Brother VIP 1’. Kështu që unë di të them angazhimin tim deri në këtë moment. Se çfarë do ndodhë pas shtatorit , do mbetet për t’u parë në tetor, kur besoj se do të nisë ‘Big Brother’.

Flori Gjini: Do më zbulosh ndonjë emër? Eraldo Rexho: Asnjë emër, nuk bëhet fjalë. Por, unë mendoj se janë mbyllur 90% e banorëve VIP të Big Brother. Flori Gjini: A do ketë personazhe nga Për’puthen apo jo? Eraldo Rexho: Asnjë nga emrat e personazheve që kanë qarkulluar në rrjet nuk do të jenë protagonistë në Big Brother VIP të edicionit të parë. Unë këtë di ta them me siguri. Nëse do të ketë apo jo banorë të Big Brother VIP, ish-pjesëmarrës të Për’puthen, deri në këtë moment, asnjë nga ish-protagonistët e Për’puthen nuk është konfirmuar si banor. Çfarë do ndodhë më tej nuk di ta them, por deri në këtë moment, nuk do ketë asnjë nga Për’puthen.