Shkolla 9-vjeçare ‘Gustav Mayer’ në kryeqytet ka përfunduar rikonstruksionin dhe është gati për të pritur nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto se si duket shkolla tani.

‘Klasa të bukura, me nxënës të talentuar dhe mësues të kujdesshëm. Kështu shkolla ‘Gustav Mayer’, gjithmonë triumfon! Kolegët e Bashkia Tiranë janë kujdesur për shkëlqimin e ambienteve të kësaj shkolle’, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare ‘Gustav Majer’, përfshiu:

– Ndërrimin e kaldajës, rregullimin e sistemit qendror të ngrohjes dhe sistemin e ventilimit;

– Rehabilitimin e të gjitha nyjeve hidrosanitare;

– Rehabilitimin e plotë të palestrës, përfshirë edhe zëvendësimin e parketit;

– Sistemimin e të gjitha kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza;

– Hidroizolimin e tarracës së shkollës, për shmangien e lagështirës;

– Vendosjen e ndriçimit LED.