Nëntë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndërkohë, janë pezulluar 79 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me gjobë 1905 drejtues mjetesh në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve parandaluese të kryera nga policia rrugore, tre shtetas janë arrestuar 4 persona për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”.

Po ashtu, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale dhe verifikimet e kryera nga ana e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë 50.000 dhe 1000.000 lekë të rinj, dy drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.