Merkato e jashtëzakonshme! Pas transferimit të Ronaldos në Manchester, vëmendja e medieve ka kaluar te Kylian Mbappe. Të gjitha mediet spanjolle hapen me të sot dhe raportojnë se transferimi te Real Madrid është çështje kohe.

PSG duket se është dorëzuar në planin për të mbajtur Mbappe, por kalon në një tjetër pistë, po aq të bujshme. 180 milionët e fituara nga transferimi i Mbappe, francezët janë gati t’i investojnë për blerjen e Erling Haaland.

Ky është lajmi i bujshëm që raportohet sot, teksa Borussia Dortmund ka bërë me dije gjithmonë se do e lëshonte yllin e vet në rast të një oferte të madhe. Gjithsesi, janë dy operacione të pambyllura, kur kanë mbetur edhe tre ditë nga gongu i mbylljes së merkatos. Duhet vepruar shpejt!