Pak javë më parë, Aurela Hoxha u bë nënë për herë të parë. Lajmin e konfirmoi vetë modelja duke zbuluar se kishte lindur një djalë.
Pas lindjes, ajo nuk i ka kursyer fotot në Instagram, duke i habitur të gjithë me format trupore. “Si je kaq në formë?”, e ka pyetur së fundmi një ndjekëse.
“Pa gjumë”, i është përgjigjur Aurela. “Si ja dole që i ke format perfekte?”, i ka shkruar një tjetër.
“Jepi pak kohë vetes, pa stres dhe sigurisht do rikthehesh në format e tua”, ka shkruar Aurela, duke treguar se kjo është rruga që ka ndjekur ajo.