Gazetari dhe ish – deputeti i njohur nga Kosova, Milaim Zeka, ka komentuar reagimet e fundit në lidhje me koncertin e këngëtarit Goran Bregoviç në Korçë, duke u shprehur se po synohet krijimi i një përçarje. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Zeka thotë se po bëhet një fushatë kundër birrës Korça, që nuk ka asnjë lidhje me artistin e njohur serbo-boshnjak, ftesa për të cilin është bërë nga bashkia.

Gazetari pyet ata që i cilëson si patriotë analfabetë se ku ishin kur në Tv Klan erdhi Zdravko Çoliç, apo kur në Shqipëri u fut biznesmeni Mishkoviç. Me ironi ai vë në dukje se vetëm te ne ndodh që të kapen pas rriqrave në bishtin e kalit.

REAGIMI I PLOTË:

Ç’ka ka lidhje birra Korça me Bregoviçin? Po behet nje fushate e eger edhe kunder birres Korça, bane be qe Bregoviçi po e zien, dhe po e shperndan. Vetem te ne ndodhe me u kap pas rriqerave ne bishtin e kalit, edhe me marre me te me dite te tera.

Po ju pyes ju patriotave analfabet, ku ishit bre kur erdhi Zdravko Qoliqi ne Tv-Klan, te ai Aleksander Frangaj e Blendi Fevziu, qe zgerdhihet e shet pordhe patriotike deri ne Beograd. Pyetne pak Baton Haxhiun e Blendi Fevziun se kush e futi biznismenin serb Mishkoviç, midis Shqiperise?! Me kend e lidhen ate? Pyetne Frangajne dhe plote pronar te mediumeve te cilet jane katolik dhe ortodoks, pse i keni stermbushur stacionet e juaja televizive me seriale turke qe i bleni nga 50 dollar, duke ja shperla trurin popullit, nderkohe qe e shani Edi Ramen kur merr dhurate nje spital nga Erdogani?

Ju e beni kete, sepse bibel, kuran, Zot e Atdhe, e keni lekun. Ju nuk e keni hallin e Bregoviçit. Ju e keni hallin e krijimit te nje perçarje andej e kendej. Kur them Ju, e kam fjalen per ata andej, e per keta kendej. Shikoni nese mundeni me fute Birren Korça produkt non grada, pastaj marrim birra te Serbisë.