Sekretarja e sapozgjedhur në Partinë Demokratike për të përndjekurit politikë, Jonila Godole ka bërë një deklaratë që ka thyer kodin e heshtjes për një nga temat më delikate të momentit në kampin opozitar. Ajo e ka bërë të qartë qëndimin e saj se Partia Demokratike duhet të distancohet nga Sali Berisha, njësoj si CDU u distancua dikur nga Kohl.
Me një titull direkt ku i mëshohet ndarjes së PD nga Berisha, Rilindja Demokratike nuk ka ngurruar të përcjellë deklaratën e Godoles.
Por ky lajm pasi është lënë për pak kohë, është zhdukur nga faqja e RD, mesa duket me urdhër të doktorit.