Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dha disa detaje nga takimi me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, që pati këtë të martë. Peleshi u shpreh në rrjetet sociale se ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë për Shqipërinë për të luftuar me zjarret.
“SHBA është në krah të Shqipërisë edhe në këtë situatë të vështirë me zjarret, që ka prekur vende të ndryshme të botës. Prita sot, në bazën e Pashalimanit ambasadoren Yuri Kim, me të cilën ndamë shqetësimin për gjendjen. E falenderova ambasadoren për ndihmën që SHBA ka dhënë në pajisje dhe jo vetëm, për emergjencat civile. Mirënjohje për kontributin e ekipit amerikan të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të ndihmuar me përpjekjet e koordinimit dhe përgjigjes ndaj flakëve.”