Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një reagimi ka deklaruar se situata e zjarreve është nën kontroll të plotë.
“Zjarret vijojnë të mbeten aktive në vend, por të gjitha janë nën kontroll të plotë dhe pa rrezik për zonat e banuara. Veç ndërhyrjes nga ajri, Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile vijojnë punën në terren për eliminimin e plotë të vatrave”, shprehet ai.
“Megjithatë, roli i pushtetit vendor në informimin dhe reagimin në kohë mbetet thelbësor”, tha ai.