Nëse dikush ju kërkon të mos uleni në shtratin e tyre – mos u ofendoni! Është më mirë të ndjekësh shembullin e tij/saj . Nëse nuk e keni idenë se çfarë është ‘ngjitur’ pas rrobave tuaja tërë ditën, pasi të lexoni faktet e mëposhtme do e mendoni dy herë para se të rrini në shtëpi me rrobat që keni dalë, e jo më të shtriheni në krevat.

Bakteret mund të ‘jetojnë’ me javë ose madje me muaj në pëlhurat e rrobave tuaja, kjo sipas Philip Tierno, MD, drejtor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e New Jorkut. Mbajtja e rrobave tuaja me të cilat dilni jashtë, mund ta shndërrojë shtratin në një burim bakteresh e mikroorganizmash që mund të shkaktojnë infeksione, skuqje, puçrra etj.

Mesatarisht, trupi i njeriut eliminon afro gjysmë milion qeliza të vdekura të lëkurës dhe djersë e cila e përzierë me pluhurat apo agjentët ndotës të ambienti mund të acarojnë lëkurën tuaj. Nëse me këto rroba rrini për orë të tëra e madje edhe shtriheni, shpina apo zona e kraharorit do të mbushet me puçrra. Vetëm një moment të mendoni se çfarë kanë prekur rrobat e tua dhe mendimi se me to mund të shtriheni, nuk do ju vijë më ndër mend. Tani mendoni se sa shumë njerëz kanë qenë në ato vende! A do t’i ftonit ata të ulen në shtratin tuaj?