Kreu i PD Lulzim Basha dhe Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke dale pas firmosjes se marreveshjes me sloganin 'Shqiperia, shtepia qe fiton', ku percaktohen piketat mbi te cilat do vijoje koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve te 25 prillit. Kjo marreveshje permban 13 pika, ku kryesorja eshte nxjerrja e vendit nga kriza. Gjate nenshkrimit moren pjese Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Gazment Bardhi, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, /r/n/r/nDP leader Lulzim Basha and SMI Chairwoman Monika Kryemadhi leave after the signing of the agreement under the slogan 'Albania, the house that wins', which defines the points on which the coalition will continue after the April 25 elections. This agreement contains 13 points, the main one being to get the country out of the crisis. Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Gazment Bardhi, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku participated in the signing of the agreement.

Marrëdhëniet ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket më të ngrira se kurrë. Demokratët nuk kanë pranuar që të ndajnë drejtimin e komisioneve parlamentare duke caktuar tre kryetarë dhe pesë nënkryetarë nga radhët e saj.

Zgjedhjet e 25 prillit nuk sollën ndryshim në drejtimin e vendit, por në drejtimin e opozitës. Ndryshe nga katër vite më parë, Lulzim Basha nuk kërkon të ndajë pushtetin e opozitës me Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Rregullorja e Kuvendit ka parashikuar se tre nga tetë komisionet e përhershme i drejton opozita. Ndryshe nga viti 2017 kur PD e la komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë nën drejtimin e LSI-së, këtë herë gjërat janë ndryshe. Lulzim Basha ka rezervuar për Partinë Demokratike të tre komisionet, Shëndetësinë, Integrimin dhe Median.

I sapofuturi në parlament, Agron Gjekmarkaj do të drejtojë Komisionin për Arsimin dhe mjetet e Informimit Publik, ndërsa Jorida Tabaku do të zëvendësojë ish-deputetin e PD-së, Genc Pollo në krye të Komisionit të Integrimit. Albana Vokshi do të jetë kryesuese e komisionit të Shëndetësisë që e ka drejtuar edhe në vitet 2013-2017.

Krahas drejtuesve, Basha nuk i ka lënë LSI-së as zëvendëskryetarët e Komisioneve. I vetmi post bosh për LSI është ai i zëvendëskryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme ku me ndryshimet që iu bënë rregullores së Kuvendit në vitin 2017, ky komision ka dy të tillë.

Bashkëpunimi parazgjedhor ndërmjet Bashës dhe Kryemadhi duket si një periudhë e largët. Demokratët në analizën e tyre për humbjen e zgjedhjeve fajësuan aleatët që nuk arritën të mblidhnin vota çka ka bërë që LSI të shihet me një sy tjetër.

Jeta parlamentare e LSI-së është e varur nga bashkëpunimi me PD-në, pasi forca e tretë parlamentare nuk ka numrat e nevojshëm në sallë për të formuar grupin e saj parlamentar dhe procedurialisht i duhen tre deputetë të tjerë në mënyrë që të bëhet pjesë e organeve më të larta të Kuvendit.(A2)