Ish-kryeministri italian, Giuseppe Conte është zgjedhur zyrtarisht kreu i Lëvizjes 5 Yjet. Në votim kanë marrë gjithsej 67.064 anëtarë, nga 115.130 që kishin të drejtë të merrnin pjesë. Nga anëtarët që morën pjesë në votim, 62.242 votuan pro, ndërsa 4.822 ishin kundër zgjedhjes së ish-kryeministrit. Conte e ka parë pozicionin e ri si një sfidë dhe përgjegjësi të madhe, duke theksuar se qëllimi i tij është të rikthej dinjitetin në politikë.
Më në fund, puna intensive e muajve të fundit ka dhënë rezultate. Tani mund të fillojmë nga një bazë e forte. Fitorja është një përgjegjësi e madhe, por qëllimi im është t’ju shërbej me dinjitet, u shpreh Conte.
Conte gjithashtu votoi për një statut të ri dhe një kartë parimesh të M5S, të cilat riorganizojnë, ndër të tjera, strukturën menaxhuese të partisë: një pjesë e emërimeve do t’i shkojë Conte, një tjetër Grillo.
Lëzivja Pesë Yjet Cinque Stelle u krijua nga Beppe Grillo dhe ishte pikërisht ky i fundit që e futi në politikë Conten, duke e caktuar si kryeministër.