Lionel Messi edhe zyrtarisht është lojtar i Paris Saint Germain. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2023 dhe do ta veshë fanellën me numër 30. Për një transferim të mundshëm në Francë është lidhur vazhdimisht edhe njeriu që ka qenë për shumë vite rivali më i madh i Messit, Cristiano Ronaldo.
Ai lidhej me një transferim në PSG, por Parisi tashmë ka Messin. Sido që të jetë, atij nuk i kanë munguar ftesat që të luajë në Ligue 1. Bashkëkombasi, Jose Fonte, ka deklaruar se për futbollin francez, ardhja e Messit është diçka e jashtëzakonshme, derisa ka zbuluar se e ka ftuar edhe Ronaldon. Ai ka treguar se si e ka pyetur Ronaldon që të shkojë dhe të luajë me të në Lille, te kampioni i Francës, madje disa herë – por Fonte thotë se përgjigjja e CR7 gjithmonë ka qenë; “Ha Ha Ha”.
Duket e parealizueshme një transferim në PSG, por do të ishte ajo çfarë kanë ëndërruar shumë në vitet e fundit, që t’i shohim duke luajtur së bashku Messin dhe Ronaldon.