Zjarri i madh që ka përfshirë gadishullin e Karburunit e cila është drejtuar drejt Llogaranë është vendosur nën kontroll.Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se furia e flakëve drejt parkut kombëtar është zmbrapsur.Ai ka publikuar një video nga operacioni i shuarjes së flakëve për të cilën shkruan se tashmë janë ndërruar efektivët të cilët do të punojnë gjatë natës.
“Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës” – shkruan Rama.