Autoriteti Portual njofton udhëtarët e linjës Durrës-Bari që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme se për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Italia sipas orarit të parashikuar dhe për rrjedhojë as nisja e parashikuar nga Shqipëria nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar.
“Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, se për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhorë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar.
Autoriteti Portual Durrës, kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, ndërsa po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.
Në një moment të dytë, do të njoftohen udhëtarët për orarin e ri të nisjes ose rimbursimin e biletës nga kompania Adria Ferris” mbyllet njoftimi.