Pjesa më e madhe e zjarreve në Vilia, në Atikën Perëndimore, janë nën kontroll. Që nga mbrëmja e së enjtes, zjarret nuk duket se kërcënojnë më fshatrat përreth dhe situata është përmirësuar shumë.

Gjatë një njoftimi të drejtpërdrejtë nga Qendra e Operacioneve të Brigadës së Zjarrit, ministri grek i Mbrojtjes Civile, Michalis Chrisochoidis falënderoi veçanërisht ndihmën e huaj, sidomos zjarrfikësit polakë dhe rumunë, në rajonin e Vilias dhe gjetkë. ”Në të gjithë Greqinë, zjarrfikësit po menaxhojnë 94 zjarre”, tha ai.

”Të paktën 55 zjarre të reja shpërthyen në 24 orët e fundit”, shtoi Chrisochoidis.