Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski deklaroi se Polonia tashmë po përballet me valën e katërt të pandemisë së koronavirusit. “Në fakt, ne tashmë jemi në valën e katërt, edhe pse kemi parë nivelet më të ulëta të infeksioneve”, tha Niedzielski për radion private RFM FM. ”Sidoqoftë, qeveria po merr parasysh jo vetëm infeksionet e reja, por edhe nëse ato përkthehen në shtrime në spital”, tha ministri duke cituar shembuj të BM ose Spanjës ku infeksionet janë rritur, por nuk kanë pasur ndikim të madh në shtrimet në spital ose në vdekje. “Ky është përfitimi nga vaksinimi”, theksoi Niedzielski.
”Sidoqoftë, neve ende na mungojnë hulumtimet që do të dëshmonin një rritje të efikasitetit ose një vlerë të shtuar të caktuar që rezultonte nga kontakti me mutacionet e reja të virusit”, shtoi ai. Ai gjithashtu paralajmëroi se ata që refuzojnë të vaksinohen ”janë një kërcënim për veten dhe komunitetin e tyre”.