Ish -presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar pasardhësin e tij Joe Biden, për tërheqjen e trupave nga Afganistani, duke e cilësuar si ‘poshtërimi më i madh i politikës së jashtme’ në historinë e SHBA.

Duke folur në një tubim të mbështetësve të tij, Trump fajësoi Biden për kapjen e Afganistanit nga talebanët.

“Mënyra e ngathët e Biden për t’u larguar nga Afganistani është shfaqja më e pabesueshme e paaftësisë nga një udhëheqës i këtij vendi”, tha Trump në një tubim me qytetarët.

Trump fajësoi për situatën në Afganistan Biden, duke theksuar se ai nuk kishte ndjekur planin e administratës së tij dhe se sipas tij trupat amerikane që u larguan nga vendi nuk u ‘tërhoqën’ por ishte një “dorëzim total”.