Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Odise Kote bëri të ditur sot se të gjitha strukturat shtetërore janë të angazhuara për të përballuar një situatë të pazakontë zjarresh në qarkun Gjirokastër.
Kote tha se gjatë ditës së sotme është ndërhyrë në fshatin Radat në Dropull ku u bë e mundur shpëtimi i banesave, pronave dhe bagëtive të banorëve.
“Me të njëjtën frymë skuadre u punua në Gjirokastër, Antigone, Lunxhëri, Përmet e Tepelenë me mjetet dhe forcat e të gjithë qarkut”, tha Kote.
Sipas Kotes, në fshatin Memaliaj po vijon operacioni ku po luftohet ende me zjarret.