Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan, Harry dhe Meghan Markle kanë reaguar dhe kanë shprehur gjithë dhimbjen e tyre për këtë që po ndodh.
Nëpërmjet një deklarate të gjatë që trajton gjithashtu krizën e shkaktuar nga COVID-19 dhe katastrofën natyrore në Haiti, ata janë shprehur zemërthyer për të gjitha këto situata.
“Bota është shumë delikate aktualisht. Ashtu si të gjithë që ndiejmë dhimbje të thellë për situatën në Afganistan, edhe ne kemi mbetur pa fjalë. Teksa shikojmë krizën humanitare në rritje në Haiti nga tërmeti i fundjavës, zemra jonë është e thyer. Kur një person apo komunitet vuan, një pjesë e jona vuan me ta, edhe kur ne nuk e kuptojmë. Është e lehtë ta gjesh veten të pafuqishëm, por së bashku ne mund të vendosim vlerat tona të përbashkëta në veprim- ka thenë princi. Si fillim, ju inkurajojmë të mbështesni organizatat e donacioneve që po kryejnë punën kritike të ndihmës. Nxisim gjithashtu njerëzit me pozitë të nisin dialogët humanitarë në takimet ndërkombëtare si në OKB dhe në samitin e G20 të mbajnë qëndrime të paanshme për ndihmën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Harry-t dhe Meghan-it.
Në lidhje me reagimin e çiftit nuk kanë munguar as kritikat nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët e quajtën deklaratën “publicitet të paqartë’ , ‘fjalë boshe” dhe thanë se ishte “e parëndësishme.