Prodhimi i Cybertruck të Tesla, kamioni i parë elektrik i prodhuesit të famshëm të automobilave, është shtyrë deri në vitin 2022. Të paktën kështu thuhet sipas faqes së porosisë në faqen e Tesla. Raportuar së pari nga Electrek, nën seksionin “pritet sot” në faqen e porosive të Cybertruck tani thuhet “ju do të mund ta përfundoni konfigurimin tuaj, ndërsa prodhimi është afër vitit 2022.”
Kjo duket se vlen për versionet me një motor të vetëm dhe versionet tre-motorësh të automjetit. Mirëpo, kjo vonesë nuk është një surprizë e madhe për ata që kanë ndjekur nga afër lajmet lidhur meCybertruck. Kur CEO i Tesla Elon Musk e zbuloi atë në vitin 2019, plani ishte që Cybertruck-ët e parë të dilnin nga linja e montimit në fund të vitit 2021.
Megjithatë, në janar gjatë publikimit të rezultateve financiare të Tesla në tremujorin e katërt, Musk tha se do të kishte “disa dërgesa të Cybertruck drejt fundit të këtij viti, por unë pres që prodhimi në masë të ndodhë në 2022. ”