Nga Lutfi Dervishi/ “Këta djem ishin nga një brez që nuk e kishin parë kurrë vendin e tyre në paqe – ata nuk njihnin një Afganistan që nuk ishte në l u ftë me pushtuesit apo me vetveten. Ata nuk kishin kujtime për familjet e ture, për fiset e tyre, pleqtë e tyre, fqinjët e tyre dhe as përbërjen komplekse etnike të banorëve të fshatrave në vendlindjen e tyre. Këta djem lufta i kishte hedhur në det për të përfunduar në plazhin e historisë.

Ata nuk kishin kujtime nga e kaluara, nuk kishin plane për të ardhmen ndërsa e tashmja ishte për ta gjithçka. Ata ishin jetimët e l uf tës, pa rrënjë dhe të shqetësuar, të papunë dhe të privuar ekonomikisht me pak vetëdije per veten dhe gjithçka rreth tyre. Ata e admiruan l u ft ën sepse ishte i vetmi profesion që ata mund të përshtateshin. Besimi i tyre i thjeshtë në një Islam mesianik, puritan, i cili ishte futur në ta nga mullahët e fshatit, ishte e vetmja gjë ku mund të mbaheshin dhe që i dha kuptim jetës së tyre. Të pa zot dhe të pa trajnuar për asgjë, madje edhe për zanatet tradicionale të paraardhësve të tyre si bujqësia, blegtoria ose punët artizanale, ato ishin ato që Karl Marksi do t’i kishte quajtur lumpeni proletariatit të Afganistanit.

Për më tepër, ata ishin mbledhur me dëshirë nën vëllazërinë mashkullore, të cilën liderët talebanë kishin vendosur ta krijonin, sepse nuk dinin asgjë tjetër. Shumë në fakt ishin jetimë që ishin rritur pa gra – nëna, motra apo kushërira. Të tjerët ishin studentë të medresesë ose kishin jetuar në kufijtë e rreptë të jetës së kampit të refugjatëve të ndarë, ku ecje jaket normale të të afërmve femra ishin të kufizuara. Edhe sipas normave të shoqërisë fisnore konservatore pashtune, ku fshatrat ose kampet nomade ishin bashkësi të lidhura ngushtë dhe burrat ende jepnin e merrnin me gratë me të cilat ata ishin të lidhur, këta djem kishin jetuar jetë të ashpër dhe të vështirë. Ata thjesht nuk e kishin njohur kurrë shoqërinë e grave dhe vajzave!

Mullahët që i kishin mësuar ata u thoni se gratë ishin një tundim, një shpërqendrim i panevojshëm nga shërbimi ndaj Allahut. Kështu, kur talebanët hynë në Kandahar dhe i mbyllën gratë në shtëpitë e tyre duke i ndaluar ata të punojnë, të shkojnë në shkollë dhe madje edhe të bëjnë pazar, shumica e këtyre djemve të medresesë nuk panë asgjë të pazakontë në masa të tilla. Ata u ndjenë të kërcënuar nga ajo gjysmë e racës njerëzore të cilën nuk e kishin njohur kurrë dhe ishte shumë më e lehtë ta mbyllnin atë gjysmë, veçanërisht nëse ishte urdhëruar nga mullahët primitivë islamikë, të cilët nuk kishin bazë në islam. Nënshtrimi i grave u bë misioni i besimtarit të vërtetë dhe këtu qëndron dallimi madh i talebanëve me muxhahedinët.

Kjo vëllazëri mashkullore u ofroi këtyre të rinjve jo vetëm një kauzë fetare për të luftuar, por një mënyrë të tërë jetese për të përqafuar plotësisht dhe për ta bërë ekzistencën e tyre kuptimplote….

* Pjesë e shkëputur nga libri “Talebanët” i autorit Ahmed Rashid
** Talib do të thotë nxënës- taliban është shumësi