PSG është hedhur në sulm për mesfushorin e talentuar italian, Manuel Locatellin. Ideatori i këtij transferimi mund të jetë drejtori sportiv Leonardo që e ka pasur Locatellin tek Milani.

Javët e fundit ekipi më i interesuar për mesfushorin ka qenë Juventus, por pengesë është bërë Sassuolo. Nga ana tjetër PSG duket e papërmbajtshme këtë merkato duke siguruar Ramosin, Donnarumën apo Hakimin.

Locatelli nuk do të jetë vetëm në Paris në rast se zgjedh të transferohet pasi aty do të gjejë dy italianët e tjerë, Verattin dhe Donnarumën.