PSG 2021/22 nuk ka fituar asnjë trofe, por mund të thyejë një rekord që tani. Merkato e verës ka qenë përrallore: Donnarumma, Hakimi, Wijnaldum, Sergio Ramos kanë mbërritur në kryqytetin francez dhe kanë çmendur tifozët parisienë. Një skuadër gati për të fituar gjithçka, në Francë dhe në Europë, por ndërkohë mund të vijë vlerësimi i parë. Në rrjetet sociale të EA Sports, dega e FIFA-s që merret me zhvillimin e video-lojërave që i kushtohen sportit, është bshfaqur një pyetje interesante, që ka tërhequr vëmendjen e shumë video-lojtarëve dhe joë vetëm:

“A mund të jetë PSG skuadra jonë e parë me gjashtë yje?”. Në historinë e video-lojërave të FIFA-s asnjë skuadër futbolli nuk ka patur gjashtë yje (tregojnë vlerën dhe forcën e përgjithshme të skuadrës), maksimumi ka qenë pesë. FIFA 22 mund të jetë video-loja e parë që të ketë një skuadër me gjashtë yje. Sigurisht nuk do të jetë një fitore e Champions League, por PSG vazhdon të lërë gojëhapur mediatikisht tifozët e tyre dhe jo vetëm.