Situata me vatrën e zjarrit në malin Tërbun në bashkinë e Pukës paraqitet ndjeshëm më e përmirësuar.

Kështu sipas informacioneve të përcjella nga Bashkia e Pukës lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret në masivin pyjor të Tërbunit, vihet në dukje se gjatë mëngjesit të së dielës ka një situatë ndjeshëm më të përmirësuar në siperfaqet pyjore të malit të Tërbunit, ku tre ditë më parë u shkaktua një vatër zjarri e cila në pak çaste përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore duke u zgjeruar për tre ditë me radhe, përkundër përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.
“Është nën kontroll pjesa veriore dhe ajo perëndimore, po vihet në kontroll pjesa lindore në vendin e quajtur Fushë Kumulli. Zjarri në këtë zonë është aktiv në një vijë lineare prej 3 km”, shprehet bashkia.
Aktualisht po punohet me 50 forca ushtarake, të cilat kanë mbërritur heret në mëngjes ndërkohë që janë të angazhuara dhe strukturat pranë bashkisë.