Tashmë mund të konsiderohet si e kryer, Granit Xhaka do të vazhdojë ta veshë fanellën e Arsenalit. Sipas mediave britanike, Xhaka tashmë ka hedhur të zezën mbi të bardhë.
Ai ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Topcinjtë, që do ta mbajë në Londër deri më 2025.
Xhaka u kërkua me ngulm nga Jose Mourinho, por Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Roma ofroi 12 milionë euro plus 3 bonuse, shifër shumë e ulët për ta pranuar Arsenali.
Kështu, tani mungon vetëm zyrtarizimi dhe Xhaka do të vazhdojë të luajë në Arsenal dhe raportohet se do të ketë edhe rritje rroge. Xhaka është pjesë e klubit anglez që nga viti 2016. Ai deri më tani ka bërë 220 paraqitje, ka shënuar 13 gola.